Kërkohet paraburgim ndaj pesë personave lidhur me aksionin “Parku Kombëtar Sharri 2021”

Prishtinë | 19 Nën 2021 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurve Sh.L., G.S.,E.Sh.,M.L dhe B.R., nga Kaçanikutë cilët gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit në kohë të pacaktuar në bashkëkryerje, në vazhdimësi në pyllin e mbrojtur saktësisht në territorin e Parkut Kombëtar “Sharri” më qëllim të shitjes e në kundërshtim me dispozitat e Ligjit nr.04/L-087, për parkun kombëtar “Sharri’’ kanë prerë  drunjë  të llojeve të ndryshme, të cilat pastaj i kanë bart me mjete transportuese dhe si pasojë të dëmtuarës Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”, i kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, me këtë në bashkëkryerje në vazhdim kanë kryer veprën penale “Vjedhja e pyllit”  nga neni 349 par.3 nënpar 3.1  dhe 3.2 lidhur me nenin 31 dhe 77  të KPRK-së.

Të njëjtit, në bashkëkryerje, në vazhdimësi në pyllin e mbrojtur saktësisht në territorin e Parkut Kombëtar “Sharri”, kanë shkatërruar pyjet me sipërfaqe të mëdha, në atë mënyrë kanë prerë drunjë të llojeve dhe sasive të ndryshme  me të cilat veprime të dëmtuarës Drejtorisë për Administrimin e Parkut kombëtar “Sharri”, i kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, me këtë  në bashkëkryerjenë vazhdim kanë kryer veprën penale “Shkretërimi i pyjeve” nga neni 348 par.2  lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme