Këshilltarja e Haradinajt, Albin Kurti po bën hajgare me qytetarët

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Këshilltarja e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka deklaruar se është e turpshme se si lideri i LV-së, Albin Kurti po vazhdon opozitë bërjen me shtetin e Kosovës dhe me qytetarët e saj, raporton Gazeta Express.

Ajo ka shkruar se edhe pse sovrani ia dha mandatin për kryeministër, Kurti është duke bë hajgare me ta.

“Sovrani ia dha mandatin për kryeministër, ai bën hajgare me të. Bën hajgare me procedurat kushtetuese, dhe me rregullat e demokracisë. I dhunon e përçmon ato si të ishte diktator. Albin, nominimi për mandatar nuk dërgohet në Presidencë pa i pasë numrat e dakorduar – përveç nëse qëllimi yt është të shkaktosh akoma më shumë vonesa, e ta dërgosh vendin ne zgjedhje prapë! Shansën e dhënë nga LDK-ja e refuzove paturpësisht, për një pozitë të kryeparlamentarit, të cilën e fitove me tregti për t’a kompensuar koncesionin që e bëre me postin e Presidentit”, ka shkruar ajo.

Haradinaj thotë se Kurti e ka vendosur vetën para demokracisë dhe për këtë arsye ka përfunduar i dëshpëruar si në videon që ka publikuar sot.

E turpshme se si Albini po vazhdon opozitëbërjen me shtetin e Kosovës dhe me qytetarët e saj.

Sovrani ia dha mandatin për kryeministër, ai bën hajgare me të. Bën hajgare me procedurat kushtetuese, dhe me rregullat e demokracisë. I dhunon e përçmon ato si të ishte diktator. …Shiko më shumë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme