Kjo lloj muzike mund ta largojë ankthin përpara një operacioni kirurgjik

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Sipas një studimi të fundit, muzika mund të ketë të njëjtin efekt sikurse disa barna qetësuese, që zakonisht pacientët i marrin përpara një ndërhyrjeje kirurgjike, shkruan The Independent.

Ankthi dhe stresi, që njerëzit e përjetojnë përpara se t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjike, ka dhënë nevojën për të gjetur opsione të parandalimit të këtyre simptomave. Barnat qetësuese të përdorura deri tani, mund të interferojnë me procesin e frymëmarrjes dhe qarkullimin e gjakut dhe mund të shkaktojnë halucinacione.

Në vend të këtyre barnave, një grup hulumtuesish nga Universiteti i Pensilvanisë, ka gjetur se mund të përdoret një muzike relaksuese, sikurse disa melodi të Marconi Union’s Weightless. Sipas këtij studimi, pacientët që kanë përdorur këtë teknikë, kanë pasur reduktim të stresit dhe ankthit.

Ankthi, që pacientat e përjetojnë zakonisht prekë sistemin nervor të trurit, duke e rritur shtypjen e gjakut, duke i zgjeruar venat e gjakut dhe duke e rritur temperaturës e trupit. Këta pacientë që i përjetojnë simptomat e tilla e kanë më të vështirë ta marrin veten pas ndërhyrjes.

Sipas autorëve, ky opsion nuk është një zëvendësim i tërësishëm i barnave qetësuese, mirëpo pacientët mund ta konsiderojnë si një alternativë të mirë dhe pa efekte anësore. /Gazeta Express

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme