Klinika Infektive e përgatitur për rritjen e rasteve me Covid – Vishaj optimist: Nuk do të ketë mbyllje

Prishtinë | 03 Gus 2021 | 10:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori në detyrë i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, është shprehur optimist që vendi nuk do të shkojë drejtë mbylljes, si rrjedhoj e rritjeve të rasteve me virusin Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Vishaj ka thënë se aktualisht në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 36 pacientë, ku 26 prej tyre janë me oksigjeno-terapi, raporton Ekonomia Online.

“Jo nuk do të mbyllemi por do të vaksinohemi. Aktualisht në Klinikën Infektive janë gjithsej 36 pacientë të hospitalizuar dhe prej tyre 26 i kemi me oksigjeno-terapi, dy janë në gjendje mjaftë të rëndë klinike”, tha Vishaj.

Mes tjerash ai thotë se në Klinikën Infektive kanë barna të konsiderueshme, dhe vende të lira për trajtimin e të infektuarve.

“Në Klinikën Infektive ne kemi barna me masë të konsiderueshme dhe kemi ende vende të tjera. Vaksinimi është në kompetencën e Ministrisë së Shëndetësisë të cilët janë duke bërë vaksinimin. Mjekët e Klinikës Infektive pothuajse të gjithë janë të vaksinuar”, tha Vishaj.

Të ngjashme