Kloppi tregon gjendjen e Keitas dhe Firminos

Prishtinë | 23 Maj 2019 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Jurgen Klopp ka konfirmuar se Naby Keita ka bërë progres në rehabilitimin e tij, por ka pak gjasa që te jetë i gatshëm për finalen e Madridit, derisa është pozitiv se Firminon do ta ketë në dispozicion.

Keita e Firmino që disa javë nuk janë në dispozicion të Kloppit për shkak të lëndimeve, transmeton Koha.net. Derisa rehabilitimi i tyre po vazhdon në kampin stërvitor në Marbella.

“Naby është, do të thosha pak para orarit të planifikuar për rikthimin e tij, por kjo nuk do të thotë ndonjë gjë për finalen. Ai po bën vrapime dhe ndihet rehat me 50 për qind të intensitetit”, u shpreh Klopp për faqen zyrtare të klubit.

Derisa për Firminon trajneri gjerman thotë se situata është shumë më mirë.

“Bobby po duket me të vërtetë shumë mirë dhe tani është pjesë e stërvitjes. Ai nuk ishte për kohë të gjatë jashtë fushës, megjithatë ne do të kemi kujdes për t’u siguruar se nuk i ndodh asgjë. Sot ishte në 70 për qind të stërvitjes, dhe nesër me gjasë do të jetë në stërvitjen e plotë, do të shohim, atëherë shpresojmë se do të jetë mirë”, u shpreh Klopp.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme