Klubi i Prodhuesve e përshëndet miratimin e ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Prodhuesve përshëndet miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike sot në Kuvendin e Kosovës.

“Klubi falënderoi deputetët dhe partitë politike që fillimisht morën parasysh komentet tona rreth këtij projektligji, por në veçanti komentet që kanë të bëjnë me prokurimin publik”, thuhet në reagim.

Ky klub ka theksuar që ky miratim dhe kjo pako ka qenë mëse e domosdoshme për shpëtimin e bizneseve të sektorit privat të cilët tashmë në një kohë të gjatë janë në vështirësi të mëdha financiare.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës kërkon implementimin e menjëhershëm të pakos të rimëkëmbjes ekonomike, duke mos humbur më kohë e cila po ju kushton mjaftë shumë bizneseve të vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme