Klubi Prishtina fyen Vokrrin, “Plisat” e kërcënojnë

Prishtinë | 16 Maj 2018 | 08:49 | Nga

Pak minuta pasi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) lëshoi një komunikatë për media se ndeshja Prishtina – Drita, e fundit e këtij sezoni dhe që do të vendosë për titullin e kampionit, nuk mund të luhet në stadiumin e qytetit të Prishtinës, kanë ardhur reagime, fyerje e kërcënime të ashpra nga klubi Prishtina dhe tifozëria e saj “Plisat” në adresë të Federatës së Futbollit dhe kryetarit të saj, Fadil Vokrri.

Klubi i futbollit Prishtina nuk ka fajësuar MKRS-në për mosdhënie të lejes që të luajë në stadiumin e qytetit që është ende në proces të rinovimit, por Federatën e Futbollit të Kosovës, e sidomos kryetarin e saj, Vokrri.

Në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të klubit Prishtina me titull “Edhe një fitore e Vokrrit kundër Prishtinës”, thuhet se Vokrri është shkaktari kryesor që kjo ndeshje vendimtare nuk do të luhet në stadiumin e qytetit, e që Prishtina e quan “stadium të saj”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme