KMDLNj kërkon marrëveshje politike për tejkalim të situatës

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar që të arrihet një marrëveshje politike pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Konfirmimi i aktakuzave ndaj ish udhëheqësve dhe themeluesve të UÇK-së nga Gjykata Speciale , nga kontabilistët e politikës ndërkombëtare seriozisht e ka përkeqësuar situatën politike e cila edhe ashtu ka qenë e brishtë për shkak të mungesës së votës për vendimarrje në proceset nëpër të cilën po kalon Kosova”, thuhet në komunikatën e KMDLNj-së.

“Në këtë kontekst KMDLNj kërkon nga subjektet politike në Kosovë të ndalin akuzat dhe luftën politike dhe të bëjnë përpjekje që përmes një konsensusi politik të kontribuojnë në tejkalimin e situatës së krijuar dhe të imponuar. Për këtë , si nismë të mirë dhe të domosdoshme e që duhet të përkrahet është propozimi i AAK-së për faktin se çdo shtet që përballet me këtë situatë do të kishte kërkesa tëngjashme. KMDLNj thërret të gjitha subjektet politike të Kosovë që deri në një situatë kur vlerësohet se është tejkaluar gjendja e imponuar të përmbahen nga përpjekjet për rrëzim të qeverisë. Konsensusi midis partive politike mund të krijojë kushte dhe mundësi për zgjedhje të reja apo të propozojnë një president /e , pa pasur nevojë të provokohet një krizë tjetër. Qeveria e Kosovës duhet të krijojë të gjitha mundësitë për të akuzuarit të kenë mbrojtje efektive dhe profesionale sikur edhe të përkrahin familjet e tyre në rast se ato kanë nevojë për të vizituar të arrestuarit e Gjykatës Speciale.”, thuhet më tej në komunikatën e tyre.

Të ngjashme