Kombëtarja e Shqipërisë këndon Himnin e Flamurit

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Para miqësores mes Uellsit dhe Shqipërisë, kjo e fundit ka bërë një gjest tejet interesant, ku futbollistët e grumbulluar nga trajneri Edoardo Reja, kanë kënduar Himnin e Flamurit te porti i Durrësit.


Me trajnerin Reja në krye si dirigjent, futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë me emocione të mëdha dëgjohen duke e kënduar himnin kombëtar në ambient të hapur, përcjell KosovaPress.

Para ndeshjeve kualifikuese për në Botëror, Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, kundër Uellsit më 5 qershor, dhe tri ditë më vonë do të jetë mysafire e Republikës Çeke.

Videon e lojtarëve të Kombëtares së Shqipërisë duke e kënduar Himnin e Flamurit në krye me trajnerin Edoardo Reja e gjeni më poshtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme