“Kompetencat e Osmanit nuk janë sa mendon ajo, vendimi për Dakën të dërgohet në Kushtetuese”

Prishtinë | 15 Qer 2021 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Albert Krasniqi nga “Demokraci Plus” ka deklaruar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani me vendimin për shkarkimin e Valdete Dakës nga kryesuesja e KQZ-së ka marrë rolin e katër institucioneve tjera.

Në një shkrim në Facebook, Krasniqi ka thënë se kompetencat e presidentit të Kosovës janë të shumëta, por, jo aq sa mendon presidentja Vjosa Osmani-Sadriu.

Ai tutje tha se Osmani ka marrë rolin e Gjykatës Kushtetuese në këtë vendim, pasi që ka interpretuar vet kriteret për certifikim të kandidatëve për deputetë.

“ Kuvendit, duke vlerësuar punën e KQZ-së; Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke konstatuar shkelje në verifikimin e votuesve jashtë vendit;  Agjencisë për Informim dhe Privatësi, duke konstatuar shkeljen e të dhënave personale”, ka thënë ai.

Krasniqi tha se kjo ndërhyrje e pashembullt nuk lejohet të ndodhë.

“Kjo ndërhyrje e pashembullt nuk duhet të lejohet. Përndryshe është fitore për lajmet e rrejshme të shpërndara gjatë zgjedhjeve për KQZ-në, për bullizmin politik të Sami Kurteshit e për ndërhyrjet arbitrare të Presidentes në punën e institucioneve të pavarura.  Avokati i Popullit ose 30 deputetë, duhet patjetër të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Presidentes për shkarkimin e Kryesueses së KQZ-së”, tha ai.

Të ngjashme