Komuna e Pejës ndalon shëtitjet në Grykën e Rugovës

Prishtinë | 21 Mar 2020 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Pejës ka njoftuar se ka ndaluar frekuentimin në të gjitha parqet, bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës, si masë për luftimin e COVID-19.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, komuna ka bërë thirrje që të mos niset askush për Grykën e Rugovës, as në ecje në këmbë e as me automjete, sepse do të kthehen prapa nga Policia e Kosovës, përveç nëse e vërtetojnë se janë banorë autokton.

“Ju bëjmë thirrje qëmos të niseni për grykën e Rugovës as në ecje në këmbë e as me automjete sepse Policia e Kosovës ju kthen mbrapa! Vetëm banorët autokton të Rugovës të cilët e vërtetojnë që janë banorë mund të kalojnë”, njofton komuna.

Të ngjashme