Komuna e Prishtinës njofton për shpërndajen e faturave nëpër adresa të qytetarëve

Prishtinë | 07 Pri 2019 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës e cila udhëhiqet nga kryetari Shpend Ahmeti, përmes një publikimi në Facebook ka njoftuar se faturat e mbeturinave për tre muajt e ardhshëm janë gati,  dhe  do të fillojnë të shpërndahen.

Tutje përmes këtij shkrimi qytetarët janë njoftuar se për shkarkimin e faturës mundë ta bëni vetëm me numër personal.

Postimi i plotë:

Faturat e mbeturinave për tre muajt e ardhshëm janë gati dhe do të fillojnë që të shpërndahen nëpër adresat e juaja.

Krejt çka ju duhet për të shkarkuar faturën dhe kartelën financiare online, është numri personal i juaji.

Për çdo pyetje apo paqartësi mund të shkruani në adresën: [email protected]

Të kujdesemi dhe të e mbajmë pastër mjedisin ku jetojmë dhe i rrisim brezat e ardhshëm!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme