Konfirmohet largimi i tretë nga Feronikeli sot

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Është konfirmuar edhe futbollisti i tretë që është larguar nga skuadra nga Drenasi, KF Feronikeli. Pas Yll Hoxhës dhe Albert Dabiqajt, rrugët me “Industrialistët” i ka ndarë edhe Adem Maliqi.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Maliqi njoftoi për largimin. Ai falënderoi bashkëlojtarët, stafin dhe tifozerinë, shkruan Gazeta Express.

“Desha t’iu informoj se që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC Ferronikeli. Dua t’i falënderoj bashkëlojtarët me të cilët kam kaluar momente shumë të mira, trajnerët, kryesinë dhe tifozerinë e Feronikelit” – shkroi Maliqi.

Kujtojmë se Maliqi iu bashkua klubit nga Drenasi në shtator të vitit 2020, duke e kaluar vetëm një sezon me “Industrialistët”.

Sot gjatë ditës Feronikelit i dhanë lamtumirën edhe dy futbollistë tjerë. Bëhet fjalë për Yll Hoxhën dhe Albert Dabiqajn.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme