Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar për energjinë

Prishtinë | 17 Maj 2022 | 14:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kuvendin e Kosovës është mbajtur mbledhja e parë lidhur me konstituimin e Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, raporton Ekonomia Online.

Hapjen e kësaj mbledhje e bëri kryesuesi i këtij komisioni Hajdar Beqa nga PDK-ja.

“Po e hapim mbledhjen e parë të komisionit hetimor të propozuar nga pozita. Konstituimi i komisionit, fusha e veprimit të komisionit, plani i veprimit. Ne si komision e kemi obligim planin e veprimit. Kur e kam propozuar, kam menduar formën s’i ta bëjmë planin e veprimit. Ta caktojmë një ditë se a apo shkojmë përmes një punëtorie”, tha ai.

“Është ideja për një punëtori ditore të krijohet lista e të ftuarve dhe të kërkojmë dokumente. Duke parë specifikat e punës që ka komisioni duhet të angazhojmë ekspert të fushës, një të energjetikës, të ekonomisë dhe financave”, tha ai.

Kuvendi me 5 maj ka marrë vendim të caktohet komisioni hetimor për sektorin e energjisë me këta anëtarë: , Hajdar Beqa- kryesues, Armend Muja – zënevdëskryesues, Rashit Qalaj- anëtar, si dhe  Armend Zemaj anëtar.

Deputeti i VV-së, Armend Muja, përmendi objektivat që kanë lidhur me këtë komision.

“Ne kemi tri shtyllat kryesore, sa  ishin investimet në sektorin e energjisë, kur është privatizuar, si dhe veprimi i ZRrE-së për privatizimin e KEDS-it. Vlerësimi i shpronësimit të pronave në 28 milionë. Numrin e të punësuarve në KEK. Kontrata për blerjen e energjisë për mbulim të devijimeve. Shqyrtimi për heqjen e bllok tarifës në vitin 2017. Shqyrtimi i vendimeve për mbulimin e shpenzimeve në veri 2017. Fushëveprimi është përcaktuar nga kuvendi dhe nuk mund ta ndryshojmë ne. Ne duhet të kemi një metodologji të punës. Ne mund të kërkojmë edhe ekspertizë shtesë dhe … financiare”, raporton EO.

Deputetii VV-së Arbër Rexhaj, propozoi që plani i veprimit të hiqej nga rendi i ditës. “Mendoj që plani i vperimit të hiqet nga rendi i ditës sepse na nevojitet edhe pak kohë”, tha ai.

Deputeti i LDK, Armend Zemaj tha se duhet të jenë më konkret rreth planit të veprimit të këtij komisioni.

“Nëse këto nuk reduktohen unë mendoj që kjo punë do të shkojë në dështim sepse kërkesat tona për të pasqyruar gjendjen prej 2006 deri 2022. Propozimi im është të reduktojmë.. në kuptimin e keqpërdorimit të parasë publike duke filluar nga procesi i privatizimit dhe tash së fundi blerja e energjisë. Ne duhet të kemi disa pika më konkrete. Ka shume lënde që janë atë proces për të zbardhur të vërtetën në sektorin e energjisë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme