Kosova dhe Çekia vazhdojnë bashkëpunimin ekonomik

Prishtinë | 03 Gus 2021 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur sot në takim Udhëheqësin e Ambasadës të Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek, si dhe këshilltarin e tij, Květoslav Sulek.

Rizvanolli dhe Bílek kanë diskutuar gjatë takimit, rreth bashkëpunimit të deritanishëm mes Kosovës dhe Republikës Çeke për punën e Qeverisë së Kosovës gjatë 100 ditëshit të parë të punës si dhe për fokuset e Ministrisë së Ekonomisë.

Tutje në komunikatën për media, thuhet se ministrja dhe kreu i ambasadës çeke kanë diskutuar rreth ngjashmërive mes Kosovës dhe Republikës Çeke sa i përket zhvillimit ekonomik, përgatitjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe arritjes së standardeve të BE-së në sektorë të ndryshëm.

Bílek, ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar nga afër me Ministrinë e Ekonomisë dhe Qeverinë e Kosovës në përgjithësi pasi Republika Çeke mbetet shumë aktive në investime të sektorit të energjisë dhe atij të minierave, të dyja këto prioritete të Ministrisë së Ekonomisë.

Të ngjashme