Kosova shembull për rehabilitimin dhe riintegrimin e të kthyerve nga Siria dhe Iraku

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 10:50 | Nga Albanë Hjadari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në prill të vitit 2019 u riatdhesuan 110 qytetarë nga zonat e luftës në Siri dhe Irak, 74 prej tyre fëmijë dhe 32 gra, thuhet në raportin hulumtues nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) “Përmbledhje e qasjes së Kosovës në deradikalizimin dhe ri-integrimin e qytetarëve të kthyer nga zonat e luftës në Siri dhe Irak”, raporton Ekonomia Online.

Teuta Avdimetaj, hulumtuese në QKSS, deklaroi se Kosova ka qenë shembull në mbështetjen e rehabilitimit dhe riintegrimit të qytetarëve të kthyer nga zonat e luftës të vendeve tjera.

“Ky konflikt mbledh më shumë se 100 vende të botës, por jo gjitha vendet ka qenë të gatshme për riatdhesimin e qytetarëve të vet. Por Kosova ka qenë shembull në mbështetjen e rehabilitimit dhe riatdhesimit të qytetarëve të saj. Në prill të vitit 2019 u riatdhesuan 110 persona prej tyre 74 ishin fëmijë dhe 32 gra”.

Skënder Perteshi, hulumtues në QKSS, potencoi se viti 2019 ka qenë prioritet për institucionet dhe ndërkombëtaret në rehabilitimin dhe riatdhesimin e qytetarëve të kthyer nga zonat e luftës.

Perteshi theksoi se edhe pse qytetarët janë duke vuajtur dënimet në qendrën rehabilituese apo në burgje, vendi iu ka ofruar qasje në aktivitete të ndryshme si dhe qasje në punësim.

“Një numër i madh janë kthyer në Kosovë, disa të tjerë janë vrarë, por ka edhe që ende janë mbetur në zonat e luftës se Irakut. Janë marrë ma të forta për të parandaluar qytetarët. Viti 2019 ka qenë prioritet kryesor edhe institucioneve dhe donatorëve ndërkombëtarë rehabilitimi dhe riintegrimi i qytetarëve të kthyer nga zonat e lutës”.

“Edhe pse janë futur në burgje ka pasur një nënshtrim të butë, kanë ofruar trajnime specifike, qoftë për punësim, ligjërata fetare dhe aktivitete të tjera. Që pasi të përfundojnë burgun të kenë qasje tjera”, u shpreh ai.

“Kosova përdori dy qasje të përgjithshme në trajtimin e të kthyerve, qasjet restorative-ndëshkuese dhe mbështetjen e riintegrimit shoqëror”.

Perteshi ka rekomanduar Qeverinë se si të veproj nga këndvështrimi politik. Ai thotë se duhet të miratohet koncept-dokumenti për riatdhesimin e tyre si dhe Grupin Këshillues për shoqërinë civile, raporton EO.

“Qeveria të kryejë një shqyrtim gjithëpërfshirës të politikave dhe institucioneve që koordinojnë dhe zbatojnë aktivitete që synojnë mbështetjen e riintegrimit të kthyer nga zonat e luftës”.

“Të miratojë një koncept-dokument se si të organizohet mekanizmi ekzistues institucional që merret me deradikalizimin dhe riintegrimin. Të kryhet një shqyrtim i përpjekjeve të deradikalizimit të luftëtarëve të huaj që janë të burgos në Shërbimin Korrektues të Kosovës”.

“Ministria e Punëve të Brendshme duhet të krijojë Grupin Këshillues të Shoqërisë Civile për riintegrim në mënyrë që të përfshihen OJQ-të në përpjekjet e riintegrimit përmes partneritetit me institucionet qeveritare”, rekomandoi ai.

Mes viteve 2012-2018 në zonat e luftës në Siri dhe Irak shkuan 403 kosovarë, nga të cilët 255 konsiderohen luftëtarë ndërsa pjesa tjetër fëmijë dhe gra.

Të ngjashme