Kosovare Asllani i shënon edhe Tajlandës në kampionatin botëror

Prishtinë | 16 Qer 2019 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Kosovare Asllani vazhdon të tregojë formë të lartë me Suedinë.

Ajo ka shënuar golin e dytë në kampionatin botëror që po zhvillohet në Francë.

29 vjeçarja realizoi për 2-0 në ndeshjen kundër Tajlandës. Suedia fitoi ndeshjen e parë kundër Kilit me Asllanin që ishte golashënuese edhe aty.

Kampionati botëror aktualisht është në fazën e grupeve dhe në rast të fitores ndaj Tajlandës, Suedia do të kishte 6 pikë nga dy ndeshje.

Në grupin F bën pjesë edhe ShBA-ja.

Të ngjashme