KQZ-ja publikon udhëzuesin për vëzhgues për ditën e zgjedhjeve

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar udhëzuesin për vëzhguesit e akredituar të cilët do të jenë të angazhuar për të vëzhguar procesin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Përmes një komunikate, KQZ ka bërë të ditur se vëzhguesit e akredituar dhe mediat janë të obliguar të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19 të miratuara nga Qeveria e Kosovës dhe vetëm duke i zbatuar ato ju garantohet qasje në hapësirat ku organizohen dhe administrohet procesi zgjedhor.

“KQZ, me qëllim të zbatimit të masave mbrojtëse kundër COVID-19, mund të kufizoj numrin e vëzhguesve dhe medias që mund të qëndrojnë në të njejtën kohë në hapsirat ku organizohen dhe administrohet procesi zgjedhor”, thuhet në komunikatë.

Udhëzuesi i plotë për Vëzhgues:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të nenit 54,55,58 dhe nenit 64.2 pika (a) dhe (b) nenit

128.2 të Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme, Ligjit për Zgjedhjet Lokale në

Republikën e Kosovës si dhe Rregullën Zgjedhore nr. 07/2013, bën pranimin e kërkesave për

vëzhgim dhe akrediton vëzhguesit e zgjedhjeve. Prezenca e vëzhguesve në procesin zgjedhor,

bëhet e mundshme me qëllim të promovimit të monitorimit, transparencës, besueshmërisë etj.

Vëzhgues i akredituar: Do të thotë përfaqësuesi i një Subjekti të Certifikuar Politik, Organizatë

joqeveritare, qeveritare ose ndërqeveritare, Organizatë ndërkombëtare e specializuar dhe e

përfshirë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, vendit të huaj, ose media të cilat kanë marrë.

miratimin nga KQZ-ja.

Të Drejtat dhe Detyrat e Vëzhguesve

Vëzhguesi, ka të drejtë:

T’i vëzhgoj pa u penguar nga askush, përgatitjet dhe mbajtjet e zgjedhjeve, përfshirë takimet

pas ditës së zgjedhjeve, dëgjimet dhe aktivitet lidhur me zgjedhjet, ankesat dhe parashtresat

lidhur me rezultatet e zgjedhjeve dhe përcaktimin e kandidatëve fitues.

 Të parashtrojnë komente me shkrim komisioneve zgjedhore, dhe këshillave të

vendvotimeve.

 Të vëzhgojnë paketimin, transferimin, dorëzimin, trajnimin, numërimin, ruajtjen e sigurt

dhe shkatërrimin e fletëvotimeve.

 Të pajiset me kopjet e vendimeve, me protokollet, tabelat, procesverbalet dhe

dokumentacionin tjetër gjate gjithë procesit zgjedhor, përfshirë proceset para dhe pas

ditës se zgjedhjeve.

Përgjegjësit e vëzhguesve gjatë ditës dhe procesit zgjedhor, janë:

 Të respektojë kërkesat e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligjit për Zgjedhjet

Lokale, si dhe Rregullat e KQZ-së.

 Mbajtja e distinktivi të identitetit të vëzhguesit në mënyrë të dukshme kur është i

angazhuar në aktivitetet e vëzhgimit.

 Ndalohet bartja e shenjave dallues të cilat shërbejnë si mjete propagandues ose

ndikojnë në dëshirën e votuesit ose e identifikon atë me një parti te caktuar politike ose

kandidati;

 Ndalohet nga vëzhguesi që të ndikoj në dëshirën e votuesit në fshehtësinë e votës dhe

në procesin e të votuarit.

Mediat/Qasje në procesin zgjedhor

Stafi i mediave të shkruara apo atyre elektronike (shtëpive mediatike) të cilët duan të hyjnë në

qendrat e votimit, në vendvotim apo në qendër për numërim dhe rezultate në ditën e

zgjedhjeve apo gjatë numërimit duhet të jenë të akredituar nga KQZ.

 Lejohet të hyjë në qendrat e votimit, vendvotimet dhe Qendrën e numërimit dhe

rezultateve, si dhe në objektet tjera të KQZ-së dhe ZKZ-së që janë të hapura për

publikun dhe mediat;

Çka ju ndalohet Mediave ?

Stafi i mediave nuk duhet të rrezikoj:

 Integritetin e procesit zgjedhor.

 Heshtjen zgjedhore.

 Privatësinë dhe fshehtësinë e votës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mundet që në mënyrë të menjëhershme të tërheqë

akreditimin e stafit të mediave në rast të shkeljes së dispozitave të legjislacionit zgjedhor.

Vëzhguesi i akredituar ka të drejtë për të parashtruar ankesë:

 Ankesë pranë KQZ-së.

 Zyrtarit Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.

 Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Ankesat pranë KQZ-së, Zyrtarëve Komunale të Zgjedhjeve, apo Sekretariatit të KQZ-së duhet të

bëhen brenda afatit prej (24) orësh.

Ankesat e tilla duhet të përmbajnë këto fakte:

Faktet për të parashtruar ankesë

 Përshkrimi i fakteve,

 Vendi,

 Koha e ngjarjes,

 Emri i vëzhguesit,

 Emri i subjektit apo organizatës,

 Numri i tij/saj i distinktivit.

Distinktivi i Vëzhguesit

LETERNJOFTMI

Vërejtje:

Vëzhguesit e akredituar dhe mediat janë të obliguar të respektojnë masat mbrojtëse kundër

COVID-19 të miratuara nga Qeveria e Kosovës dhe vetëm duke i zbatuar ato ju garantohet

qasje në hapësirat ku organizohen dhe administrohet procesi zgjedhor.

KQZ, me qëllim të zbatimit të masave mbrojtëse kundër COVID-19, mund të kufizoj numrin e

vëzhguesve dhe medias që mund të qëndrojnë në të njejtën kohë në hapsirat ku organizohen

dhe administrohet procesi zgjedhor.

https://www.facebook.com/kqzkosova/videos/1088169285028707

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme