KQZ-ja vendos të rinumërohen 12 vendvotime

Prishtinë | 18 Shk 2021 | 15:10 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të rinumërohen 12 vendvotime, raporton Ekonomia Online.

Sipas KQZ-së vendvotimet që rinumërohen i takojnë disa komunave: Gjakovë (1); Fushë Kosovë (1); Rahovec (1); Podujevë (3); Prizren (2); Skënderaj (1); Suharekë (1); Ferizaj (1); dhe Vushtrri (1).

Gjatë mbledhjes së KQZ-së u rekomandua po ashtu, që zarfet e fletëvotimeve me kusht që kanë mospërputhje të anulohen.

Ndërsa, rekomandimi i dytë të gjitha zarfet e fletëvotimeve me kusht që vlerësohet se nuk kanë probleme të procesohen si të rregullta.

Të ngjashme