Krasniqi propozon komision ad hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor, nuk miratohet

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 13:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me propozim të deputetit Memli Krasniqi rendi i ditës u ndyshua me pikë shtesë të formimit të komisionit ad hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor, i cili komision nuk u miratua, raporton Ekonomia Online.

Ai propozoi këtë komision, por nuk mori mbështetjen e deputetëve.

“Komisioni ad hoc do shqyrtojë rekomandimet që të forcojë dhe përmirësoj procesin zgjedhor.

“Përbërja komisionit: Avdullah Hoti, kryesues Memli Krasniqi zv. kryesues i parë, Albert Kinolli zv. kryesues i dytë. Anëtarët: Glauk Konjufca, Dardan Sejdiu, Ahmet Isufi, Sasha Gjokiq, Bilall Sherifi”

Ndërsa shtoi se edhe LDK-ja dhe VV-ja do propozojnë nga një anëtar.

Ndërkaq u propozuan edhe përfaqësueset Blerta Deliu Kodra nga PDK, Albulena Haxhiu nga VV dhe Arben Gashi nga LDK.

?DREJTPËRDREJT – Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite janë 17 pika: shqyrtimi i propozim-amendamentit nr. 26 në Kushtetutën e Kosovës; votimi i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së; Raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë etj

Posted by EkonomiaOnline on Friday, April 12, 2019

Të ngjashme