Kryeministri italian, Giuseppe Conte: S’ka futboll para 3 Majit

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 21:47 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri italian, Giuseppe Conte u është adresuar qytetarëve sot, ku ka zbuluar edhe masat e reja qeveritare në luftën ndaj pandemisë Covid 19.

Nga këto masa, ai konfirmoi edhe çështjen e aktiviteteve sportive ku deklaroi se nuk do të ketë futboll deri më 3 Maj, pastaj mbetet të shihet.

Ashtu siç u parashikua para pak orësh nga kreu i komitetit olimpik italian, Giovanni Malago, ashtu edhe ndodhi.

“Nuk e di saktësisht, por e di se stërvitjet nuk mund të mbahen para 27 Prillit, ose me datën 1 të muajit të ardhshëm, kur edhe do të jetë fundjavë”, kishte thënë Malago.

Italia vazhdon të jetë shteti më i prekur në kontinentin e vjetër, teksa deri më tani është përballur me numër enorm të viktimave e të të prekurve.

Të ngjashme