Kryeministri kanadez merr vaksinën e AstraZenecas, bie në sy tatuazhi në krah

Prishtinë | 24 Pri 2021 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, të premten e mori dozën e parë të vaksinës së AstraZeneca-s për Covid-19 në një barnatore në Otavë, duke thënë para gazetarëve se ndihet shumë i ngazëllyer.

Pasi e mori vaksinën, ai pozoi para kamerave dhe aparateve fotografike me ngritje të gishtit të madh të dorës dhe e shikoi bashkëshorten duke e marrë edhe ajo të njëjtën vaksinë.

Bashëshortja e tij, Sophie, u prek nga koronavirusi në fillim të pandemisë vitin e kaluar, por e kaloi lehtë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Gjatë vaksinimit, Trudeaus në krah, pikërisht në vendin e vaksinimit, iu pa një tatuazh që ndoshta nuk kemi pasur rastin t’ia shohim më parë. Figura me ngjyrë kryesisht të zezë, e kombinuar me të kaltër, duket si shqiponjë ose ndonjë lloj tjetr zogu.

Foto: Reuters

Ndryshe, Kanadaja deri më tani ka regjistruar mbi 1.1 milion persona të infektuar me koronavirus dhe afro 24 mijë viktima.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme