Kurti priti në takim udhëheqësen e Komitetit Amerikano-Hebraik, Avital Leibovich

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim udhëheqësen e Komitetit Amerikano-Hebraik, Avital Leibovich, ish-nënkolonele e forcave rezervë të shtetit të Izraelit.

Kryeministri Kurti e ka njoftuar Leibovich me planet dhe programin qeveritar, që janë të përqendruara në punësim dhe në drejtësi.

Leibovich tha se për zhvillim ekonomik dhe tërheqje të investimeve nevojitet mërgatë e konsoliduar dhe e bashkuar.

Ajo premtoi angazhim për të lobuar te kompani të ndryshme izraelite, që do të mund të orientonin investimet e tyre në Kosovë.

Të ngjashme