Kurti vizitoi Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe zëvendësministrin e Ekonomisë, Mentor Arifaj, vizituan sot Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP, ku u pritën nga kryetari i Bordit, Nazim Rahimi dhe anëtarët: Lule Ahmedi, Shkumbin Hamiti, Rrezarta Duraku Rizaj dhe Arijan Qorolli, të emëruar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e mbajtur më 27 maj 2021.

U bisedua për gjendjen aktuale dhe sfidat me të cilat është duke u përballur Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Kryeministri Kurti theksoi nevojën e prioritizimit të veprimeve, në mënyrë që ARKEP të udhëheqë vendin në fushat e rëndësishme për zhvillim.

Të ngjashme