Kurtishaj: Me mua si deputet, do të fuqizohet shumëfish zëri i qytetarëve në Kuvend

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Ruzhdi Kurtishaj, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, është i bindur se të gjithë janë me zemër për Rimëkëmbje.

Kurtishaj tha se nëse do të jetë deputet i ardhshëm i vendit do të fuqizojë shumëfish zërin e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Të dashur miq,

Jam i bindur se edhe Ju, sikur unë, jeni me zemër për RIMËKËMBJEN e Kosovës sonë të dashur.

Këto zgjedhje, janë mundësia reale, që me votën Tuaj këtë ta bëjmë realitet.
Ju siguroj se zëri Juaj do të fuqizohet shumëfish kur unë do të jem në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Vetëm atëherë do ta shihni se çfarë peshe i keni dhënë votës Suaj.

Andaj, me bindje, Ju ftoj të votoni #PDK134 dhe #RuzhdiKurtishaj91.

Me respekt të thellë nga miku Juaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme