Kuvendi miraton Ligjin për turizmin

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 12:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me 76 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Turizmin.

Deputeti Ferat Shala në emër të komisionit për Ekonomi e ka prezantuar këtë ligj.

“Komisioni ka rekomanduar të miratohet, ky ligj i lehtëson shumë procedura, bën përmirësimin e sferës të turizmit në shumë sektor dhe ne i rekomandojmë Kuvendit që ta miratoj këtë projektligj”, ka thënë ai.

Ky ligj përcakton parimet, standardet dhe rregullat bazë për zhvillimin dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm në Republikën e Kosovës.

Shala, ka thënë se  “Nevoja për përmirësimin e legjislacionit për turizmit ka qenë e kahershme. Grupi jon parlamentar do t mbështet këtë projektligj”.

Kurse, deputeti i VV-së Driton Hyseni ka thënë se “Objektivat kryqe të projektligjit janë objektivat e përafruara me BE. Ligji do rregulloj gjithë veprimtarin e turizmit në Republikën e Kosovës. Kemi një shumëllojshmëri të shërbimeve. Në emër të VV shprehem pro këtij projektligji”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme