“Ky nuk ishte amaneti i dëshmorëve”, Vëllai i dëshmorit përjeton rëndë daljen e nipit të tij në mërgim i cili mban emrin e dëshmorit

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Vëllai i dëshmorit Safet Latifi nga Ratkoci, Ahmet Latifi, e përjetoi me emocione të forta daljen në mërgim të nipit të tij i cili gjithashtu mbanë emrin e vëllait të tij dëshmor Safetit.

“Ky nuk ishte amaneti i dëshmorëve!”, shkroi Ahmeti në postimin përshëndetës në profilin e tij në facebook, me rastin e përshëndetjes me nipi e tij të dashur.

Ai gjithashtu i akuzoi edhe institucionet shtetërore se nuk bënë përpjekjet e duhura për t’u krijuar kushte të rinjëve që të jetojnë e të punojnë në atdheun e tyre.

Më poshtë mund të lexoni të plotë postimin e Ahmet Latifit.

“Nipi im Safeti, po e lë Kosovën për një jetë më të mirë!
Ky nuk ishte ideali i dëshmorëve, as ideali i dëshmorëve dhe i vëllaut Safetit. Ai tërë jetën e tij bëri përpjekje që gjeneratat e reja të jetonin në atdheun e tyre.
Shteti kurrë nuk bëri përpjekje për t’ju krijuar kushte më të mira të rinjve.
Safeti ynë, gjyshi kishte dëshirë që ti të jetoje në Kosovë e jo jashtë atdheut.
Xhaxhi ti dëshiron të gjitha të mirat në jetë!
Rruga e mbarë e ju priftë e mbara!”

Të rinjtë tanë po ikin çdo ditë e më shumë duke i lënë të zbrazura vatrat tona.

Të ngjashme