Latifi kujton dëshmorët Skender Rexhepi e Fitim Duraku në 20 vjetorin e rënies së tyre

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook” ,ka përkujtuar dëshmorët Skender Rexhepi – Hekuri dhe Fitim Duraku – Fita,  për veprën dhe sakrificën e tyre, në 20 vjetorin e rënies së tyre, shkruan EkonomiaOnline.

“Sakrifica më sublime që një luftëtar mund ta bëjë për Atdheun është flijimi i jetës për liri!

Sot kujtuam djemtë tanë të zotë, dëshmorët Skender Rexhepi – Hekuri dhe Fitim Duraku – Fita, veprën, jetën dhe sakrificën e të cilëve e kujtuam me përulje dhe krenari në 20 vjetorin e rënies së tyre heroike!

Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Latifi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme