Lautaro dhe Conte zbresin zyrtarisht në ring pas përleshjes verbale mes tyre

Prishtinë | 13 Maj 2021 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Interi është munduar ta kthejë në humor atë që ndodhi mbrëmë mes Lautaro Martinez dhe Antonio Conte.

Ata kanë pasur një debat verbal me njëri-tjetrin në fitoren 3-1 të Interit ndaj Romës.

Lautaro Martinez zëvendësoi Alexis Sanchesin në minutën e 36-të pas dëmtimit të kilianit. Paraqitja e tij nuk i pëlqeu trajnerit Conte dhe ai vendosi ta nxjerrë nga fusha në minutën e 77-të.

Ky veprim i trajnerit e acaroi shumë Lautaron, i cili shqelmoi gjithçka që i doli para.

Sido që të jetë, tashmë janë ftohur gjakrat.

Për ta kthyer gjithçka në humor, në stërvitjen e Interit gjatë ditës së enjte, është improvizuar një ring ku Martinez dhe Conte kishin vënë dorëza dhe atë e udhëhiqte, Romelu Lukaku.

Gjithçka kaloi me të qeshura dhe shaka, ajo që ndodhi mbrëmë ishte e momentit dhe tashmë e harruar nga të gjitha palët. 

Të ngjashme