Liga e dytë e Spanjës kërkon pushim gjatë ndeshjeve të përfaqësueseve

Prishtinë | 27 Mar 2019 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Divizioni i dytë i Spanjës ka kohë që po kërkon që të mos zhvillohen ndeshjet kampionale gjatë kohës kur luhen ndeshjet ndërkombëtare të përfaqësueseve. Kjo për shkak se shumica e klubeve të kësaj kategorie po mbesin pa disa nga lojtarët kryesorë, të cilët po u përgjigjen ftesave për të përfaqësuar vendet e tyre.

Vikendin e shkuar, synimi i Cadizit për të siguruar një vend në plejof është goditur keq pas barazimit 1:1 në shtëpi kundër Cordobas. Në këtë takim, ku Cadizi ishte favorit absolut, ishte pa dy lojtarët më të dalluar – Darwin Machis e Manu Vallejo. I pari u grumbullua me Përfaqësuesen e Venezuelës, kurse i dyti me përfaqësuesen U-21 të Spanjës, shkruan sot Koha Ditore.

Në ndërkohë, Las Palmasi barazoi me Granadan (1:1), pasi ishte pa golashënuesin më të mirë të kampionatit, Rafa Mir, i cili ishte njëri prej pesë lojtarëve të divizionit të dytë që u ftua nga Përfaqësuesja U-21.

Të ngjashme