Lirak Çelaj i PDK-së: Partitë tjera e pranuan se VV-ja po fiton, elektorati shkon me fituesin

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 21:04 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i PDK-së, Lirak Çelaj ka komentuar exit pollin e RTV Dukagjinit.

Çelaj thotë se rezultati i tillë nuk është pritur por të gjithë e kanë pritur një fitore bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai thotë se edhe subjektet tjera politike e pranuan se LVV po fiton dhe kjo është një dukuri e gjithë botës që elektorati shkon me fituesin.

“Kjo i dha më shumë forcë Vetëvendosjes, pasi që ata që ishin të pa vendosur shkuan me Vetëvendosjen në cilësinë e fituesit, duke i lënë partitë tjera me vetëm elektoratin e saj”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Çelaj thotë se ndryshimi i pushteteve është dukuri normale, por sipas tij është shqetësuese që ka ndodhur një polarizim i shoqërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme