Lirimi i masave për gastronominë, reagon Labi

Prishtinë | 12 Kor 2021 | 20:25 | Nga Ekonomia Online

Gastronomët kanë njoftuar sot se kanë marrë lajmin e mirë për zgjatje të orarit të punës. Sipas Odës së Hotelerisë, Ministria e Shëndetësisë ka lejuar punën e lokaleve deri në orën 01:00.

Me këtë orar do të operojnë edhe sallat e dasmave.

Një lajm i tillë është mirëpritur nga këngëtari Labinto Tahiri. Ai ishte ndër kritikuesit më të mëdhenj të mbylljes së gastronomisë dhe mos lejimit të dasmave.

Reagimin e bëri nëpërmjet rrjeteve sociale.

‘Urime dhe shpresojë shumë që edhe diskotekat do të fillojnë punën sepse edhe ata pronarë janë dëmtuar shumë’, shkroi ai.

“Një qeveri me përgjegjësi të plotë.

Nuk ben dhe nuk e do Zoti qe dikush te punoje e dikush edhe pse ka oferta te demtohet. Me krenari kam paguar dhe ia pagauj shtetit tim tatimet.

Kur te ndalet le te ndalet per te gjithe, kur te fillohet puna le te filloje per te gjithe.

Labi, Kosovë e Shqipërisë.”, ka shkruar këngëtari”, tha Labi.

Të ngjashme