Lista Serbe: Sllobodan Petroviq sulmoi Millan Kostiqin

Prishtinë | 20 Mar 2019 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia e Pavarur Liberale, Slobodan Petroviq, është sulmuar sot në Prishtinë në një restorant në afërsi të Kuvendit të Kosovës nga dy anëtarët e Listës Serbe, Millan Kostiq dhe Nenad Miliceviq.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin janë shoqëruar në polici dy persona.

Për këtë sulm ka reaguar edhe Lista Serbe përmes një kumtese për media.

Sipas tyre, “anëtari i saj, Millan Kostiq, pa ndonjë arsye, në një restorant në Prishtinë është sulmuar nga kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq”.

“Kostiq, i cili para LS-së, u emërua si komisioner në Priluzhë, pa asnjë arsye, u sulmua nga Petroviq në një restorant në Prishtinë, i cili sipas Kostiq u qëllua në kokë me telefon mobil”, thuhet në reagimin e tyre, transmeton Klan Kosova.

Lista Serbe njëherit ka kërkuar nga policia  dhe prokurorët marrin të gjitha veprimet e nevojshme që Slobodan Petroviq Boban të ndiqet penalisht dhe dënohet , sepse sipas tyre “kjo sjellje është absolutisht e papranueshme”.

Të ngjashme