Llapi sprovohet nga KEK-u i riorganizuar

Prishtinë | 15 Shk 2019 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e KEK-ut në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll do të ketë fytyrë tjetër në krahasim me stinorin vjeshtor. Në këtë insiston trajneri i ri i KEK-ut, Alban Dragusha.

Sipas Dragushës, që për shumë vite ishte prej mbrojtësve më të vlerësuar në futbollin kosovar, KEK-u në pjesën e dytë të kampionatit do të jetë “arrë e fortë” për secilin kundërshtar, pavarësisht nëse do të luajë në Obiliq si vendas apo në qytetet e tjera si mysafir, shkruan sot Koha Ditore.

Dragusha dhe KEK-u kanë rast të dëshmojnë fytyrën tjetër që të premten (sot), kur edhe fillon pjesa e dytë e kampionatit. Në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, prej orës 13:30, KEK-u e pret Llapin, njërin prej pretendentëve kryesorë për titull të kampionit. Ndeshja në Obiliq është e vetmja e xhiros së 18-të që luhet të premten (sot).

KEK-u në vjeshtë mori vetëm një pikë në 17 ndeshje dhe është i fundit në tabelë, pa gjasa të vërteta për të shmangur rënien.

Të ngjashme