Lluka kërkon projekte konkrete nga kompanitë e ujësjellësve që do të financohen nga BERZH

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 12:39 | Nga

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti sot në një takim pune përfaqësuesit e Shoqatës së Ujësjellësit dhe Kanalizimit të Kosovës, me të cilët u diskutuan zhvillimet në këtë sektor, por me theks të veçantë për projektet me të cilat mund të aplikohet te donatorët dhe fushatën vetëdijesuese për kursimin e ujit.

Gjatë këtij takimi, Lluka, kërkoi nga ndërmarrjet që të bëjnë projekte konkrete për ujëmatësit SMART në një afat kohor sa më të shkurtë, të cilat më pas do t’i prezantohen Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoorImage may contain: 6 people, people sitting

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme