Lul Raka tregon se a mund të preket përsëri nga Coronavirus një pacient i shëruar

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Mirkobiologu Lul Raka ka treguar nëse një pacient i shëruar mund të preket sërish nga COVID-19.

Sipas Rakës, sëmundja nuk kthehet te pacienti i shëruar.

“Testet PCR nuk mund të dallojnë nëse virusi është i gjallë apo i vdekur, dhe kjo mund të çojë në rezultat të rrejshëm pozitiv. Fragmentet e vdekura të virusit nuk janë infektive. Këta pacientë nuk e përhapin infeksionin!”, ka shkruar Raka.

Këto deklarime të tij vijnë pasi ekspertët e infektologjisë në Korenë e Jugut deklaruan pardje se fragmentet e virusit të vdekur shkaktuan që 292 persona të shëruar, të jenë përsëri pozitiv disa javë pas shërimit.

Të ngjashme