Lumir Abdixhiku dhe gruaja e tij rezultojnë pozitiv me Coronavirus

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, raporton Ekonomia Online.

Bashkë me të pozitiv ka rezultuar edhe bashkëshortja e tij, Albina, teksa kanë thënë se ndihen mirë dhe nuk kanë ndonjë simptomë.

“Sot unë dhe Albina jemi testuar pozitiv. Ndjehemi mirë dhe nuk kemi ndonjë simptomë. Jemi vetizoluar dhe po përcjellim rekomandimet e institucioneve. Kujdesi i tyre është i jashtëzakonshëm”, ka shkruar ai.

Të ngjashme