Lushtaku: Drenicasit të entuziazmuar për fitoren e PDK-së

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Mërgim Lushtaku ka thënë se në Rrezallë, Baks, Krasmirofc, Prelloc dhe Lagjen 5 të Skënderajt, ka një mobilizim të jashtëzakonshëm të qytetarëve që do të konkretizohet me 14 shkurt.

Lushtaku tha se Drenicasit janë të entuziazmuar për fitoren e PDK-së dhe do të vuloset me 14 shkurt kur edhe mbahen zgjedhjet.

Njoftimi i plotë:

Në Rrezallë, Baks, Krasmirofc, Prelloc dhe Lagjen 5 të Skënderajt, shihet një mobilizim i veçantë i cili doemos do të konkretizohet në kutitë e votimit me 14 shkurt për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.

Drenicasve nuk iu shkon dora të votojnë një parti tjetër përveç Partisë Demokratike të Kosovës.

#MERGIMLUSHTAKU11

#PDK134

#RIMËKËMBJE

Të ngjashme