Lushtaku e quan Sveçlën ministër të “gurëve dhe molotovëve”

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku e ka quajtur ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën “ministër të gurëve dhe molotovëve”.

Në një shkrim në Facebook, Lushtaku ka thënë se Svecla “ka të drejtë morale të na ligjëroj për zbatimin e ligjit dhe sjelljen ndaj shtetit”

“Sjellja e policisë ndaj invalidit të luftës së UÇK-së Faik Fazliut, është e papranueshme dhe jonjerëzore, marrë parasysh që Faiku njërën këmbë e kishte dhënë për lirinë e Kosovës dhe si i tillë nuk e meriton trajtimin të cilin e pamë në videot e shpërndara në portalet e ndryshme. Zyrtarët policorë sipas ligjit duhet t’i respektojnë të drejtat dhe liritë personit dhe të minimizojnë çfarëdo pasoje të dëmshe edhe gjatë ndërhyrjes së nevojshme e cila në bazë të filmimeve nuk dukej se kishte shkas. Policia e Kosovës duhet të zbatoj ligjin, pa u ndikuar nga politikat ditore të ish recidivistëve tashmë bartësve të pushtetit”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme