Lushtaku: Shteti ynë do tu ofrojë mbështetje individëve të cilët me punën e tyre thyejnë rekorde botërore

Prishtinë | 06 Shk 2021 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lushtaku ka vizituar sallën e sporteve në Skënderaj.

Ai ka takuar fituesen e dy çmimeve Guinness World Records, Arbnora Fejza Idrizi, e cila është duke krijuar Mozaikun më të madh Origami në botë, duke theksuar se shteti i Kosovës do tu ofrojë mbështetje të veçantë individëve të tillë të cilët me punën e tyre thyejnë rekorde botërore.

Njoftimi i plotë:

Në sallën e sporteve në Skënderaj takova fituesen e dy çmimeve Guinness World Records, Arbnora Fejza Idrizi, e cila është duke krijuar Mozaikun më të madh Origami në botë, Flamurin e Republikës së Kosovës. Përmes këtij punimi Arbnora synon që të arrijë rekord të ri botëror. Shteti ynë duhet t’ju ofrojë mbështetje të veçantë individëve të tillë të cilët me punën e tyre thyejnë rekorde botërore dhe e afirmojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Të ngjashme