Lushtaku: Të rinjtë e Prishtinës mobilizohen për fitoren e PDK-së

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Mërgim Lushtaku njëherësh kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar takime në lagje të ndryshme të Prishtinës, ku ka takuar të rinjë në lagjen Tophane duke dëgjuar problemet me të cilat ballafaqohen ata.

Ai vazhdoi takime të njëpasnjëshme ne gjithë Prishtinën, ku kërkoi nga qytetarët që ta përkrahin në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Njoftimi i plotë:

Në ditën e sotme zhvillova takime në lagje të ndryshme të Prishtinës. Së pari u takova me disa të rinj në lagjen Tophane me të cilët bashkëbiseduam për probleme të ndryshme me të cilat ballafaqohen ata.

Në lagjen Kalabria u mirëprita nga banorë të saj, të cilët theksuan se në këtë udhëkryç në të cilin ndodhet shteti ynë, vetëm PDK-ja di ta drejtoj.Pastaj, në Hajvali pata një takim madhështor me veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona Operative e Gollakut, të cilët janë mobilizuar më shumë se kurrë për fitoren e PDK-së.

Në fund të ditës takova rininë e mrekullueshme të Prishtinës të cilët i këshillova të mos lejojnë që të mashtrohen nga fjalët e bukura të demagogëve të cilët nuk e kanë dëshmuar veten në asnjë proces historik dhe zhvillimor të vendit.

#PDK134

✅

#MERGIMLUSHTAKU11

✅

#Rimëkëmbje

Të ngjashme