Malisheva kërkon që kryetarët e fshatrave të identifikojnë ata që vijnë nga jashtë

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Malishevës ka mbajtur mbledhjen e Shtabit Komunal për menaxhimin e situatës për coronavirusin, të cilën e udhëhoqi, kryetari Ragip Begaj.

Ai tha se si komuna më e prekur me 32 qytetarë të identifikuar me coronavirus janë aktivë në menaxhimin duke kërkuar edhe unitet për t’i dalë në mbanë krizës..

“Ne si Shtab kemi qenë njëzet e katër orë aktiv në menaxhim të situatës dhe kërkesave të qytetarëve, në bashkërenditje edhe me institucionet e Policisë, QKMF-në, Kryqin e Kuq, shoqatën “Nëna Tereza”, Bashkësinë Islame, kryetarët e fshatrave, si dhe kompantë kryesore që zhvillojnë veprimtarinë e tyre si me, Ekoregjionin, Hidroregjionin, KEDS-IN”.

Komuna ka bërë apel që kryetarët e fshatrave në bashkëpunim me kryesitë e veta të punojnë në identifikimin e personave që vijnë nga jashtë dhe t’i lajmërojnë në Shtabin Komunal për Menaxhimin e Emergjencave.

“Deri me tash, jemi komuna që kemi të prekur me coronavirus me 32 qytetarë, kjo na shtyjnë që t’u bëjë thirrje edhe njëherë gjithë qytetarëve që me rigorozitet t’i respektojnë masat që ka nxjerrë Qeveria e Kosovës, Instituti i Shëndeti Publik, se duke zbatuar masat ne shpëtojmë jetë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme