Marrëveshje për themelimin e qendrës për lehtësimin e problemeve të furnizimit me rrymë

Prishtinë | 06 Gus 2018 | 18:15 | Nga

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) kanë arritur një marrëveshje për themelimin e qendrës që do të merret me lehtësimin e problemeve të furnizimit me energji elektrike për bizneset kosovare.

Kjo u bë e ditur gjatë një takimi që kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, pati sot me drejtorin e KEDS-it, George Karagutoff, transmeton Ekonomia Online.

Në takim është biseduar për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet OEK-ut dhe KEDS-it për eleminimin e barrierave kryesore që kanë të bëjnë me furnizimin e mjaftueshëm të bizneseve me energji elektrike.

Sipas Rukiqit, problemi me energjinë elektrike paraqet një ndër barrierat kryesore për të bërë biznes në Kosovë, prandaj angazhimi i të dyja palëve për themelimin e qendrës për lehtësimin e zgjidhjes së këtyre problemeve të furnizimit me energji elektrike do të ndihmojë zhvillimin ekonomik të vendit dhe do të hapte rrugët për investime të huaja në Kosovë.

“Thellimi i bashkëpunimit në mes të OEK-ut dhe KEDS-it përmes një iniciative të tillë është hap i rëndësishëm në të mirë të bizneseve dhe sektorit privat dhe njëkohësisht tregon përkushtimin e Odës Ekonomike të Kosovës për të krijuar një ambient më të përshtatshëm për të bërë biznes në Kosovë”, thekson OEK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme