Martohet miliarderja MacKenzie Scott, ish-bashkëshortja e themeluesit të Amazonit

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Miliarderja MacKenzie Scott, ish-bashkëshortja e themeluesit të Amazonit, Jeff Bezos, është martuar me një mësues të shkencave që jep mësim në shkollën e fëmijëve të saj, raporton BBC.

Scott është një prej grave më të pasura në botë dhe ka falur më tepër se 4 miliardë dollarë nga pasuria e saj.

Lajmi për martesën e saj me Dan Jewettin është bërë i ditur në faqen “Giving Pledge”.

“Dan është njeri i jashtëzakonshëm, dhe jam i lumtur për të dy”, ka thënë Jeff Bezoss.

Pasuria e Mackenzie Scott sillet në rreth 53 miliardë dollarë sipas revistës Forbes.

Ajo ka dhuruar para në organizata bamirëse të udhëhequr nga gratë ndër të tjera.

Scott ishte e martuar me Bezosin për 25 vjet dhe e ndihmoi atë ta themelonte Amazonin në vitin 1994. Ajo është autore e dy novelave.

Me Bezosin janë divorcuar dy vjet më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme