Mbappe rinovon me PSG-në deri më 2024

Prishtinë | 26 Qer 2021 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Ethan Mbappe, 15-vjeçar, ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Paris Saint Germain.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi në faqen zyrtare.

Objektivi i PSG-së tani është që më vëllain e madh, Kylian Mbappe, të rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2022.

Mediat në Spanjë dhe Francë raportojnë se 22-vjeçari dëshiron të largohet dhe ta veshë fanellën e Real Madridit.

Ethan, nuk është si vëllai, ai është mesfushor. Por çkado që sjell e ardhmja, është e sigurt se të paktën një Mbappe do të qëndrojë gjatë në PSG.

Ethan shpreson që të shkojë hapave të vëllait dhe të lë gjurmë në botën e futbollit në të ardhmen.

Kylian, duke mos shkruar asgjë, ka publikuar një foto në Instagram, i lumtur me rinovimin e kontratës të vëllait të tij deri më 2024. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme