Mbi 15% e qytetarëve s’kanë njohur se kanë të drejtë të jetojnë në një ambient të shëndetshëm

Prishtinë | 23 Nën 2021 | 12:04 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Demokraci Plus (D+) ka mbajtur tryezën e diskutimit me temë “Cila është situata me ambientin dhe cili është roli i të rinjve në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Albana Rexha, nga D+ tha s e drejta për të jetuar në një ambient të pastër është e garantuar me ligje në fuqi, por që sipas saj, mbi 15% e qytetarëve nuk kanë njohur për të drejta e tyre për të jetuar në një ambient të shëndetshëm.

“E drejta të jetosh në ambient të shëndetshëm është e garantuar. 15.2% e popullsisë nuk ka aspak njohuri për të drejtën e tyre për të jetuar në ambient të shëndetshëm”.

“Fokusi ynë është që të rinjtë të gjinden në qendër të politik bërjes e të realizojnë të drejtën e tyre që të jetojnë në ambient të shëndetshëm”.

“Nga analizat e D+ ka identifikuar disa nga problemet: Mungesa e qasjes institucionale, mungesa e një adrese institucionale, mungesa e angazhimit të partive politike që ta lehtësojnë përfshirjen e të rinjve në politikan ambientale”.

Zv.ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha, tha se rinia nuk është edhe aq e involvuar te mbrojtja e mjedisit.

“Ministria e ka departamenti e rinisë edhe shpërndajnë shumë grande, vitin tjetër fokusi do të jenë aktivitetet e rinisë”.

Ajo tha se nuk është punuar shumë në fushën e mjedisit në këto 20 vjet. Sa i përket deponive ajo tha se janë duke u shndërruar në problemë të madh.

“jemi duke i shikuar mënyrat se si te dalim nga kjo”.

Burin Ejupi drejtor i INDEP-it, tha se nga institucionet përkatëse nuk ka transparence.  Ejupi tha se ndotësi kryesor mbetet KEK-u dhe se Qeveria duhet sa më shpejtë të heq dorë nga qymyri.

“Nuk duhet të ketë luftë politike, në aspektin e mbrojtjes së mjedisit”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme