Mbi 280 kosovarë me studime në Hungari

Prishtinë | 03 Gus 2021 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, me anë të një postimi në Facebook njoftoi që edhe 75 studentë nga Kosova këtë vit do të vazhdojnë studimet në Hungari me bursa të plota.

Ajo bëri të ditur se sot priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze, i cili e informoi se deri tash 282 studentë nga Kosova kanë mbaruar studimet ose janë në proces në universitetet hungareze.

“E falënderova për mbështetjen që ka dhënë deri tash Hungaria sidomos në programin për bursa, të cilin e konsideroj si shumë të rëndësishëm, duke qenë se këta studentë kthehen në Kosovë për të dhënë kontributin e tyre me përgatitjen dhe përvojën e fituar”, shkroi Nagavci.

Të ngjashme