Mbledhja e qeverive, Tahiri: Një hapë që shkrin secilën pengesë e kufizim që ndanë dy shtete e një komb

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se në mbledhjen e dy qeverive do të nënshkruhen marrëveshje me rëndësi ndërshtetërore.

Ai ka thënë se këto marrëveshje rrisin  bashkëpunimin në nivel praktik në funksion të edukimit, kulturës, zhvillimit, integrimit dhe në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve.

Postimi i plotë:

Bashkë e pa kufi, për Bashkitë dhe Komunat tona

Në mbledhjen e dy qeverive, Shqipërisë dhe Kosovës po nënshkruajmë trembëdhjetë marrëveshje dhe protokole me rëndësi ndër-shtetërore. Marrëveshje këto, që ngritin bashkëpunimin në nivel praktik në funksion të edukimit, kulturës, zhvillimit, integrimit dhe në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve.

Këto marrëveshje duke eliminuar barrierat, janë hapa kyç për lidhjen mes njerëzve, qyteteve dhe shteteve, duke u bërë bashkë e pa pengesa, pa kufizime, bashkë pa kufi. Një hapë që shkrin, jo vetëm barrierat kufitare, por secilën pengesë e kufizim që ndanë dy shtetet e një kombi.

Në këtë mbledhje u dha zotimi që bashkërisht të hedhim hapat e parë të koordinimit, nëpërmjet organizimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale, platformë kjo që do të identifikojë fushat e bashkëpunimit dhe intensifikojë komunikimin në mes Bashkive në Republikën e Shqipërisë dhe Komunave në Republikën e Kosovës.

Ky lloj koordinimi, përveç aspektit institucional, ka për synim të zgjerohet në nivel kulturor, social dhe ekonomik, duke krijuar hapësirë dhe mundësi të njohjes e bashkëpunimit në një rrafsh më praktik, duke u bërë bashkë e pa kufi, për qytetarët dhe qytetet tona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme