Mbrojtja e Pjetër Shalës kërkon që provat t’u vihen në dispozicion sa më shpejt

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Është duke u mbajtur seanca e radhës Gjykatës Speciale ndaj ish-eproprit të UÇK-së, Pjetër Shala i cili është i njohur si komandant “Ujku”.

Mbrojtësi i Pjetër Shalës, Avokati Jean-Louis Gillissen, kërkoi që provat në mbështetje të aktakuzës t’u vihen në dispozicion sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Një problem i madh është nxjerrja e materialeve në mbështetje të aktakuzës, pasi ne e kemi marrë propozimin dhe kërkojmë që provat të na vihen në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Mbrojtja nuk është në gjendje të bëjë të ditur nëse do të japë njoftim të alibisë apo arsye të tjera për përjashtim të përgjegjësisë penale, por do të qëndrojmë në kontakt me gjykatën e prokurorinë për të dhënë informacion. Kemi ndërmend të bëjmë kategorizimin specifik për këtë çështje në programin “Legal Work Flow” të gjykatës”, u shpreh avokati.

Tutje Gillissen thotë se klienti i tij duhet të dijë emrat e viktimave për të cilët akuzohet në mënyrë që t’i ndihmojë për hetuesi.

“Emrat e viktimave sidomos ata që pretendohen se kanë vdekur, është shumë e rëndësishme që t’i dijë Shala, prandaj kërkojmë që përveç redaktimeve që kanë të bëjnë me dëshmitarë duam të kemi procedurë të pakushtëzuar në ballafaqim mes dy palëve sa i përket të shkuarës”, u shpreh tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme