“Me trendin e verifikimit nga KQZ-ja, rreth 30% e votave nga diaspora mund të shpallen të pavflefshme”

Prishtinë | 20 Shk 2021 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Opinionisti Imer Mushkolaj ka thënë se me trendin e verifikimit të votave të diasporës nga Komisioni Qendror Zgjedhor 30% e votave totale.

“Me trendin e verifikimit nga KQZ, rreth 30 për qind e votave nga diaspora mund të shpallen të pavlefshme”, ka shkruar Mushkolaj.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka treguar se deri tash, rreth 4 mijë 950 zarfe me fletëvotime janë refuzuar.

“Deri më tani nga rreth 16 800 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar rreth 11 800 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzur rreth 4 950 zarfe me fletëvotime. Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme dhe tashmë i kemi bërë të ditura edhe dje”, ka thënë Elezi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme